COVID-19/ Arrihet marrëveshja për prodhimin e vaksinës të Oksfordit, rezultatet e para dalin në mes të qershorit

schedule13:10 - 30 Prill, 2020

schedule 13:10 - 30 Prill, 2020

Kompania gjigande farmaceutike AstraZeneca ka pranuar marrëveshjen për të prodhuar vaksinën anti- COVID të krijuar nga universiteti i Oksfordit.

Partneriteti i  tyre është i pari i krijuar që kur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar krijoi Task Forcën  dy javë më parë për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine kundër koronavirusit.

Marrëveshja është pranuar që të mos ketë asnjë përfitim prej palëve si dhe vaksina të përdoret nga e gjithë bota nëse rezulton e efektshme.

Provat  e vaksinës të zhvilluara tek njerëzit nga Instituti Jenner  dhe Oxford Vaccine Group hynë në testimin e fazës së parë  javën e kaluar, ku morën pjesë  qindra  vullnetarë  të moshës 18 deri në 55.

Nënkancelari i Universitetit të Oksfordit, Profesori Louise Richardson tha: “Ashtu si kolegët e mi edhe unë jam thellësisht krenar për punën e ekipit tonë jashtëzakonisht të talentuar.

Ata përfaqësojnë traditën më të mirë të kërkimit, mësimdhënies dhe kontributit në botën përreth nesh, që ka qenë misioni i Universitetit të Oksfordit me shekuj.

Ashtu si njerëzit në të gjithë vendin, ne i urojmë atyre suksese në zhvillimin e një vaksine efektive. Nëse ata janë të suksesshëm, partneriteti ynë me Astra Zeneca do të sigurojë që njerëzit  në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të mbrohen nga ky virus  sa më shpejt që të jetë e mundur. ”

Pascal Soriot, Shefi Ekzekutiv i AstraZeneca, tha: “Ndërsa COVID-19 po kontrollon botën nevoja për një vaksinë është urgjente. Ky bashkëpunim mbledh së bashku ekspertizën e klasit botëror të Oksfordit për vaksinologjinë dhe aftësitë globale të zhvillimit, prodhimit dhe shpërndarjes të AstraZeneca.

Shpresa jonë është që, duke bashkuar forcat, ne mund të shpejtojmë zhvillimin e një vaksine për të luftuar virusin dhe për të mbrojtur njerëzit nga pandemia më vdekjeprurëse e kësaj gjeneratë. ”

Tashmë eksperimenti anti- COVID i Oksfordit quhet ChAdOx1 nCoV-19. Filloi javën e kaluar dhe pritet që rezultatet e para tek njerëzit të dalin në mes të qershorit./abcnews.al