Sulmuesi i Barcelonës, Philipe Coutinho, është shumë pranë një rikthimi në Premier League. Braziliani, i cili është në huazim tek Bayern Munich do të rikthehet në Katalonjë në përfundim të aventurës me bavarezët në Champions, por për të nuk ka hapësira në skuadrën blaugrana.
Sipas raportimit të gazetës katalanase “Sports”, Coutinho ka vizituar qendrën stërvitore të Arsenalit. 28-vjeçari duket se ka gjetur akordin personal me “Topçinjtë” e Londrës dhe me shumë mundësi brenda pak kohësh do të vijë dhe marrëveshja mes klubeve.
Ende nuk dihet nëse Arsenal do ta blejë kartonin e tij apo do të përdorë të njëjtën formulë si Bayerni, atë të huazimit. Megjithatë më shumë do të mësojmë kur gjermanët të mbyllin pjesëmarrjen e tyre në Champions, pra kur Coutinho të rikthehet në Barcelonë. /abcnews.al