Belgjika zhvilloi kundër Italisë ndeshjen e play-off-it për vendin e tretë në Ligën e Kombeve. Ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kombëtares Italiane.
Portieri belg Thibaut Courtois ka reaguar menjëher pas ndeshjes, duke hedhur akuza për UEFA-n dhe FIFA-n, duke e cilësuar ndeshjen “të pakuptimtë”.
“Kjo ndeshje është vetëm një lojë parash dhe ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me të. Ne thjesht e luajmë atë sepse për UEFA-n janë para shtesë. Shikoni sa shumë i ndryshuan formacionet të dy skuadrat. Nëse të dyja skuadrat do të ishin në finale, do të kishte lojtarë të tjerë në formacion. Kjo vetëm tregon se ne luajmë shumë ndeshje”, theksoi gardiani I Real Madritit
Portieri 29-vjeçar nuk përjashtoi as FIFA-n, nuk është dakort të organizohet një Kupë Botë çdo dy vjet. Kjo sipas belgut është shumë e lodhshme për lojatrët.
Në këtë mënyrë Courtois akuzon dy institucionet më të medha të futbollit se nuk mendojnë për lojtarët, por ata kujdesen për xhepat e tyre.
“Ata nuk kujdesen për lojtarët, ata kujdesen vetëm për xhepat e tyre. Të mendosh është një gjë e keqe për të cilën nuk flitet për lojtarët. Dhe, tani dëgjoni për një Kampionat Evropian dhe një Kupë Bote çdo vit, kur do të pushojmë ne lojtarët? Asnjëherë!, nënvizoi i revoltuar portieri belg.
Ish-portieri i Chelsea këmbëngul se lojtarët do kenë shumë lëndime, që për shkak të lojës janë të pashmangshme.
Courtois shtoi: “Pra, në fund lojtarët kryesorë do të lëndohen. Ne nuk jemi robotë! Do kemi më shumë ndeshje pa pushim fare dhe askush nuk do kujdeset për ne lojtarët.
Tre javë pushime nuk janë të mjaftueshme që lojtarët të jenë në gjendje të vazhdojnë për 12 muaj në nivelin më të lartë. Nëse nuk themi asgjë tani, atëherë do vazhdojë gjithmonë e kështu”. /abcnews.al
?️ "They don't care about the players they just care about their pockets."
Thibaut Courtois accused UEFA and FIFA of prioritising money over player welfare after Belgium were beaten 2-1 by Italy in the Nations League third-place play-off. pic.twitter.com/0RbBu0Ux6h
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 11, 2021