Nesër, Kukësi dhe Tirana zbresin në fushë. Verilindorët përballen me Luftëtarin në Elbasan, kurse Tirana udhëton drejt Ballshit për t’i ndeshur me Bylisin vendas. Klubi verilindor, një ditë më parë njoftoi se nuk do të zhvillonte konferencë për shtyp.
Trajneri Orgesh Shehi nuk doli sot për mediat dhe kjo për shkak të masave të këshilluara për të shmangur Coronavirusin. Ndryshe ndodhi me Tiranën një ditë më parë. Klubi bardheblu njoftoi gazetarët se trajneri Emanuel Egbo do të fliste para mediave në orën 13:15.
Gjithsesi te Tirana kanë ndryshuar mendje dhe paraditen e sotme ka ardhur njoftimi për mediat. Konferenca u anulua dhe me shumë mundësi Egbo do të japë një deklaratë për faqen zyrtare të klubit dhe më pas ajo do t’u shpërndahet mediave. /abcnews.al