Coronavirusi/ Europa League vijon garën, UEFA propozim për Roma e Sevilla

schedule14:55 - 12 Mars, 2020

schedule 14:55 - 12 Mars, 2020

UEFA, të martën përmes një video-konference,do të njoftojë se çfarë do të ndodhë me kompeticionet evropiane. Sikurse dihet, klube si Juventusi, Interi dhe Real Madrid janë futur në karantinë për 14 ditë, për shkak të virusit COVID-19.

Takime e sotme në Europa League do të zhvillohen, pjesa më e madhe pa pranin e tifozëve. UEFA po mendon të gjejë një zgjidhje për takimin Sevilla-Roma, që një ditë më parë u vendos që të shtyhet sikurse Inter-Getafe.

Canal Sur Radio, në Spanjë, raporton se UEFA i ka propozuar klubeve si Roma e Sevilla një zgjidhje dhe ajo është që të luajnë në Francë, tek ndeshje. 90 minuta për t’u përcaktuar skuadra që kalon më tej në Europa League.

Ky propozim nuk është pëlqyer nga të dyja klubet dhe tashmë u duhet atyre të gjejnë një marrëveshje për ndeshjen, sikurse edhe e parashikon rregullorja. Italia dhe Spanja janë të prekura nga Coronavirusi dhe është e vështirë që Sevilla-Roma të luhet në këto shtete. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!