Konsiderohet si bosi i bosëve të mafias, ndërsa sot shtëpia e Toto Riinës, është kthyer në muze, që tërheq vizitorë të shumtë.
Në dokumentarin, ‘Corleone, në zemër të mafias’, “Real Story” sjell dëshmi e foto nga kjo shtëpi muze. Një çift italian, kujdeset për shtëpinë, ndërsa shuan kureshtjen e vizitorëve përmes se si funksiononte mafia e atyre viteve, me dëshmi të mbledhura, foto, dokumente të ndryshme të ekspozuara në këtë shtëpi muze.
“Shteti Italian ishte shumë larg, këtu nuk kishte policë, ishte si një anarshi. Kishte shumë banditë që donin të vidhnin, por megjithatë kishte njerëz nga pas, dhe i përdornin ato për tu mbrojtur, kjo nuk është një jetë, është një mbijetesë dhe njerëzit punonin pikërisht për këtë. Por nga ana tjetër ishin feudalët ata nuk punonin. Dhe kishin shumë privilegje si njerëz të pasur dhe ata jetonin në qytete të mëdha si kjo familje e padëgjuar më parë, shkuan dhe u transferuar në Palermo, sepse ishin e njëjta klasë sociale dhe kur ke shumë para, jeton në qytete të mëdha kështu është më mirë. Por këtu duhej një menaxher për çështjet e të drejtës, dhe emri i një menaxheri të njohur ishte Gabeloto. Kush ishte Gabeloto? Ishte si një ndërmjetës, ai lexoi udhëzimet për njerëzit e pasur dhe të fermerëve. Por Gabeloto këtu kishte shumë pushtet, ishte si një bos. Ai vendoste për gjithçka, sa njerëz do të shkonin në punë, kush do të punonte se do të paguheshin këta njerëz. Por ai përdori, hekurat, armët, dhunën, dhe shkatërroi fermerët. Dhe në këtë kohë nis, mafia, në atë kohë kishte dy F, FJALA mafia, tani ka vetëm një f, por kjo nuk ndryshon ndonjë gjë, është vetëm një shkronjë. Janë po të njëjtët mendje kriminale. Data e origjinës së mafias, 1815, ndërmjet shekulli 18-19.”
/abcnews.al/