Janë mbyllur sfidat e Copa del Rey në Spanjë. Real Madrid ka triumfuar me rezultatin e thellë 0-4 kundër Zaragoza, duke mos u kursyer aspak. Varane, Lucas, Vinicius Jr. dhe Karim Benzema ishin autorët e golave për të besuarit e Zinedine Zidane.
Real Sociedad vuajti disi kundër Osasunës, por në fund ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1. Surpriza më e madhe ka qenë Valencia, pasi nuk ia dolën të fitonin kundër modestëve të Leonesa. Valencia e çoi këtë takim deri te pika e bardhë e penalltive, aty ku më pas triumfuan me rezultatin 2-4.
Villareal e pati disi më të thjeshtë përballë Rayo Vallecano. “Nëndetësja e Verdhë” triumfoi pastër me rezultatin 0-2 në këtë transfertë, falë golave të Nino dhe Cazorla në minutat e fundit./abcnews.al
Zaragoza – Real Madrid 0-4
Rayo Vallecano – Villareal 0-2
Real Sociedad – Osasuna 3-1
Leonesa – Valencia 0-0 (2-4)