Conte: Nëse nuk respektojmë masat anti-covid, rrezikohemi nga një bllokim i ri

schedule21:58 - 27 Tetor, 2020

schedule 21:58 - 27 Tetor, 2020

Në një konferencë për shtyp kryeministri italian Giuseppe Conte, deklaroi se ekziston rreziku i një bllokimi të ri, nëse masat nuk respektohen.

“Nëse rregullat ndiqen atëherë në dhjetor mund të përballemi me një situatë të qetë, nëse qytetarët do të neglizhojnë masat anti-covid, atëherë ne do të gjendemi përballë nevojës për një bllokim të  ri’, u shpreh Conte.

Gjithashtu ai theksoi se qeveria italiane është duke punuar për të shmangur një mbyllje të përgjithshme.

“Ne duhet të veprojmë pa vonesë . Ne jemi përpjekur që të ndërtojmë një sërë masash në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit”, u shpreh ai.

Conte komentoi edhe protestat e mbajtura kundër kufizimeve të lëvizjes, ndërsa theksoi se dhuna sjell dhunë dhe nuk ndihmon aspak vendin: “Kjo nuk është Italia që duam”, u shpreh Conte, shkruajnë mediat italiane.

Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri siguroi qëndrueshmëri të financave. “Financat tona mund të përballen me çdo skenar”, tha Gualtieri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!