Conte: Ndihem si vëllai i madh, lojtarët e dinë që hidhem në zjarr për ta

schedule16:36 - 11 Prill, 2021

schedule 16:36 - 11 Prill, 2021

Interin nuk po e frenon dot askush në Serie A. Ekipi i Antonio Contes fitoi 1-0 ndaj Cagliarit, duke siguruar suksesin e 11-të radhazi në kampionat. 11 pikë është diferenca me Milanin ndjekës kur kanë mbetur edhe 8 javë, por trajneri Conte kërkon që ekipi i tij të mos e heqë këmbën nga gazi.

Më pëlqen ta përsëris gjithmonë: ndeshjet po rrallohen dhe fitoret tani vlejnë nga 6 pikë. Milani fitoi dje dhe ishte shumë e rëndësishme për ne të ruanim diferencën me ta. Nuk është e thjeshtë, por po përshtatemi.

Disa lojtarë e kanë për herë të parë që ndodhen në këtë lloj presioni, që të detyron të fitosh çdo ndeshje. Jam shumë i kënaqur me atë që po bëjmë dhe për rrugëtimin tonë. Jemi rritur në shumë aspekte këto dy vite.

Nuk dua të flas në lidhje me numërimin mbrapsht për titullin. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë, nuk duhet ta heqim këmbën nga gazi, nuk jemi një skuadër që mund të bëjmë llogari. Unë dua të fitojë, ky është mentaliteti që përpiqem të transmetoj.

Kemi filluar ta shohim atë që po arrijmë, por nuk kemi arritur akoma asgjë. Kemi luajtur tre ndeshje në tetë ditë, kemi fituar 9 pikë, por nuk mjaftojnë, pasi edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit.

Festa te goli? U nisa në vrap t’i përqafoja djemtë. Mendoj se ata meritojnë të shpërblehen me puthje dhe përqafime, ashtu siç ndodhi me Hakimin. Unë ndihem si vëllai i madh i lojtarëve. Ata e dinë se jam gati të hidhem në zjarr për ta“, deklaroi Conte. /abcnews.al