Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka filluar të mendojë për sezonin tjetër. Italiani I ka besuar shumë të rinjve këtë kampionat, por vitin tjetër kërkon më shumë eksperiencë në skuadër.
Conte kërkon të fitojë trofe dhe sipas tij ato fitohen vetëm me eksperiencë. Sipas “Calciomercato.com”, Antonio dëshiron të firmosë me lojtarë të ngjashëm si Andrea Pirlo dhe Andrea Barzagli.
Kërkesën e trajnerit e ka pritur shumë mirë dhe bordi drejtues i Interit. Conte kërkon të ndërtojë një ekip kompakt, i cili të jetë në gjendje që të luftojnë në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al