Tottenham mbeten të pamposhtur në Premier që kur Conte u ul në stol, por tashmë trajneri italian ka nisur të bëjë presion mbi merkaton.
Italiani tha se ishte i sigurt “pas vetëm dy javësh” të punës me ekipin që cilësia e skuadrës duhej të përmirësohej. “Kam bërë vlerësime për të kuptuar se në cilët lojtarë mund të mbështetem dhe cilët nuk mundem. Jam 100% i sigurt. Vlerësimin e kam bërë pas dy muajsh punë me lojtarët e mi. Tani situata është më e qartë se më parë. Pres të kem një takim me të, klubin dhe më pas të jap mendimin tim për skuadrën dhe çfarë mendoj për situatën tonë”, tha trajneri.
Në Angli kjo është marrë si një paralajmërim. Conte ka një histori tensionesh me menaxherët për nënshkrimet gjatë gjithë karrierës së tij si trajner. I ndodhi atij në Juve ,Chelsea dhe Inter . /abcnews.al