Victor Moses me ekip të ri. Nigeriani i krahut të djathtë është në pronësi të Chelsea prej vitit 2012, teksa është huazuar shumë herë gjatë kësaj periudhe.
I fundit ndodhi tek Interi i Antonio Contes, aty ku sezonin e kaluar luajti 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe nuk shënoi asnjë gol.
Best of luck in Moscow, @VictorMoses! ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 15, 2020
29-vjeçari ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Rusi. Me anë të një postimi në Twitter, “Blutë e Londrës” theksojnë se Moses është huazuar për një sezon te Spartaku i Moskës.
Skuadra kryeqytetase e ka nisur shumë mirë sezonin e ri të Premier League ruse, aty ku ndan vendin e parë me Zenit (nga 21 pikë) pas dhjetë javëve të para. /abcnews.al /abcnews.al