Conte e do Giroud tek Interi, ka vetëm një problem për t’u zgjidhur

schedule10:45 - 20 Nëntor, 2019

schedule 10:45 - 20 Nëntor, 2019

Oliver Giroud është objektivi i madh i Interit për merkaton e janarit. Sulmuesi nuk po përfiton minuta te Chelsea dhe ka përfunduar zgjedhje e tretë e trajneri Lampard, i cili preferon Abraham dhe Batshuayi.

Ndryshe ndodh te Franca. 33-vjeçari luan, shënon dhe gëzon besimin e trajnerit Deschamps. Të njëjtin vlerësim për të ka edhe Antonio Conte, i  cili e pret me krahë hapur në Milano. Kampioni i botës dëshiron të jetë në formë për Euro 2020 dhe është gati të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Negociatat me Interin vazhdojnë, por ka vetëm një problem. Lojtari, i cili përfiton 8 milionë euro në sezon, kërkon një kontratë 2.5 vjeçare. Ndryshe mendon Interi, që është gati t’i dhurojë një vit më pak. Mosha e madhe e Giroud detyron klubin zikaltër të veprojë në këtë mënyrë, teksa Conte shpreson që akordi përfundimtar të arrihet sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!