Conte: Dua entuziazëm dhe dëshirë ndaj Spal, Barella dhe Lukaku po rikthehen

schedule19:06 - 15 Korrik, 2020

schedule 19:06 - 15 Korrik, 2020

Interi rikthehet në fushë ditën e nesërme dhe përballë do të ketë Spalin e vendit të fundit. Antonio Conte kërkon fitoren e radhës dhe ka prekur disa tema në konferencën për shtyp përpara transfertës, që nis në orën 21:45.

KËRKESA – “Duam të vazhdojmë në këtë rrugë të mirë. Duhet të kemi të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën dëshirë që kemi treguar në ndeshjet e fundit, duke kërkuar të japim maksimumin dhe të marrim tre pikët, që do të jenë shumë të rëndësishme për ne”.

LOJTARËT – “Moses është i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Barella ka nisur të punojë me topin dhe shpresojmë ta kemi gati për Romën (19 korrik, 21:45). Sensi vazhdon të kurohet, edhe Lukaku po rikuperohet. Uroj ta kemi në dispozicion sa më shpejt. Vecino? Nuk mund të jap një informacion të saktë për të”.

SPAL – “Kundër Spal duhet të luajmë me vendosmërinë e duhur, duhet ta bëjmë prej fillimit të ndeshjes. Përballemi me një skuadër që ka deficite në renditje, por fakti që do të përballen me Interi i karikon këta. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, është i rëndësishëm qëndrimi ynë gjatë lojës”.

HOMOLOGU – “Di Biagio është një djalë shumë serioz, i përgatitur dhe e ka të qartë se çfarë kërkon. E ka marrë drejtimin e ekipit në një moment delikat, por është një eksperiencë që e kam kaluar edhe unë”. /abcnews.al