Conte: Asnjë ekip nuk e ka dominuar Interin! Trofetë? Kujtoni pak Liverpoolin

schedule15:19 - 23 Tetor, 2020

schedule 15:19 - 23 Tetor, 2020

Interi përballet me Genoa nesër, ndërkohë që para ndeshjes ka dalë në konferencë shtypi trajneri Antonio Conte. Italiani, edhe pse skuadra e tij barazoi me Borussia M’Gladbah në Champions League, është i këaqnur me lojën e skuadrës së tij, ndërkohë që nuk e sheh problem as për golat që zikaltërit kanë pësuar.

KALENDARI I NGJESHUR – “Po përpiqemi të menaxhojmë situatën, të luajmë sa më mirë të mundemi duke u përpjekur të rikuperojmë lojtarët dhe duke i përgatitur ndeshjet si duhet. Të dyja gjërat duhet të kombinohen, disa mund t’i luajnë edhe të gjitha ndeshjet”.

MBROJTJA – “Nuk jam i shqetësuar për golat e pësuar. Jemi në rrugën e duhur, klubi dhe unë jemi të kënaqur me lojën që po bëjmë. Mund të shmangim disa situata, por jam i kënaqur me atë që po japin djemtë. Shoh vendosmëri dhe dëshirë për të sakrifikuar, shoh ide të qarta”.

NDESHJA ME GLADBAH – “Nëse flasim për intensitet, në Champions ishim superiorë ndaj gjermanëve. Dhe kundër tyre nuk është e lehtë. Rezultati varet nga shumë faktorë dhe nuk e kushtëzon paraqitjen. Ju gjykoni, unë shoh lojën dhe jam i kënaqur me të. Djemtë po luajnë si një ekip i shkëlqyer.

KUR DO FITOJE INTERI – “Ne mund të marrim shembullin e Liverpoolit të Klopp, që për katër vite nuk fitonte. Më pas është kthyer në makineri lufte. Nuk e di nëse do të fitojmë diçka ndonjëherë, por e di që rruga që po ndjekim, së bashku me drejtuesit, është e duhura. Struktura është shumë më e fortë se në të shkuarën.

NDRYSHIMI NGA VJET – “Nëse shihet se çfarë po përpiqemi të bëjmë, kuptohet që karakteristikat kanë ndryshuar në krahasim me sezonin e shkuar. Ne përpiqemi të ruajmë një identitet të qartë. Mund të kemi shënuar më shumë dhe të kemi pësuar më pak, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Ka edhe një aspekt tjetër, që shumë lojtarë të rinj duhet të aktivizoheshin dhe të fitonin menjëherë përvojë.

E përsëris, deri tani nuk ka pasur një kundërshtar që na ka dominuar ose që ka qenë superior. Kjo është mënyra për t’u bërë superior në të ardhmen. Kur anija e merr drejtimin, unë nuk ndërhyj sepse djemtë janë burra më shumë se lojtarë. Kur i shoh të vendosur mund të jem vetëm i kënaqur. Unë shoh një tendencë për të minuar sigurinë që po kërkojmë ta arrijmë ditë pas dite”. /abcnews.al