Pas përfundimit të shortit të Champions League, aty ku Partizani njohu kundërshtarin e tij, tashmë është radha që në Nyon të Zvicrës, Tirana, Vllaznia dhe Egnatia të njohin kundërshtarët e tyre për në Conference league.
Tirana u rendit në vendin e dytë në kampionat dhe koeficienti që skuadra ka, ka bërë që të jetë në vazon e ekipeve jo favorite dhe në turin e parë e pret një short i vështirë, megjithëse në vazon e skuadrave favorite ka edhe skuadra që nuk trembin.
Egnatia e Vllaznia u renditën në vendin e tretë dhe të katërt në kampionat, teksa rrogozhinasit fituan edhe Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, koeficienti i tyre nuk i lejon që të kenë një rival të lehtë, duke qenë se vazon e skuadrave jo favorite./ h.ll/abcnews.al
Kundërshtarët e tre ekipeve shqiptare:
TIRANA – DINAMO BATUMI
ARARAT – EGNATIA
LIENDEFILD – VLLAZNIA