Conference/ Feyenoord nuk toleron Marseillen, s’ka fitues në “King Power Stadium”  

schedule23:00 - 28 Prill, 2022

schedule 23:00 - 28 Prill, 2022

Conference League zhvilloi ndeshjet e para të gjysmëfinales së saj, me Feyenoord që arriti të mposhte me shifrat 3-2 skuadrën e Marseilles, në një takim që ishte i luftuar deri në fund, ndërsa në duelin tjetër nuk kishte fitues në “King Power Stadium” mes Leicester Cityt dhe Romës së Jose Mourinhos.

Në takimin e zhvilluar në Holandës, skuadra vendase për 2 minuta arriti të shënonte dy gola të shpejtë, ku Dessers 18’ dhe Sinisterra 20’ i dhanë avantazhin e dyfishtë Feyenoordit.

Pas 8 minutash skuadra mike ngushtoi diferencën pasi në minutën e 28-të shënoi për 2-1 Dieng, ndërsa 5 minuta para se të mbyllej pjesa e parë u shënua edhe goli i katërt i këtij takimi, me Marseillën që do të barazonte shifrat me anë të Gerson.

Gol që nga tuneli për skuadrën e Feyenoord, ku Dessers në minutën e 46-të do të gjente edhe golin e dytë personal, teksa do të rikthente në avantazh edhe skuadrën e tij.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të këtij takimi me sfidën që mbyllet 3-2 për skuadrën e Feyenoordit.

Në “King Power Stadium” takimi mbyllet në barazim mes Leicester Cityt dhe Romës, pasi skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, duke lënë gjithçka të hapur për gjysmëfinalen e kthimit e cila do të luhet në “Olimpico”.

Skuadra e Jose Mourinhos do të tunde rrjetën e anglesve që në minutën e 15 me Pellegri, me pjesën e parë edhe pse ishte e luftuar nuk prodhoi gol tjetër.

Në pjesën e dytë skuadra vendase do të ishte më këmbëngulëse, megjithatë goli i barazimit u shënua nga Lookman në minutën e 67-të. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!