Çomo: Infektivi i mbushur me të rinj. COVID shkaktoi lindje të parakohshme te shtatzënat

schedule10:45 - 13 Janar, 2022

schedule 10:45 - 13 Janar, 2022

130 pacientë janë të shtruar në spitalet Covid për shkak të koronavirusit. Shumica e të shtruarve janë mosha të reja, të pavaksinuar dhe pa sëmundje shoqëruese. Këtu e vuri theksin shefja e spitalit Infektivit Najada Çomo gjatë konferencës për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Shefja e infektivit gjithashtu theksoi se 12% e të shtruarve janë në formë kritike, 54% janë në formë të rëndë dhe pjesa tjetër janë në gjendje të mesme të rëndë.

Në Infektiv janë 130 pacientë të shtruar, 12% në formë kritike, 54% në formë të rëndë, pjesa tjetër në formë të mesme të rëndë. Për t’u theksuar është se janë mosha të reja në spital, të gjithë të pavaksinuar. Për t’u vlerësuar në sensin e popullatës është që moshat e reja sot janë dhe ata që nuk kanë sëmundje kronike”, tha Çomo.

Një tjetër shqetësim që shprehu shefja e Infektivit lidhet me shtrimet në spitale të grave shtatzënë që janë të prekura me COVID. Ndërsa theksoi se ecuria e tyre në spitale ka qenë e mirë, Çomo tha se COVID u ka shkaktuar lindje të parakohshme.

“Gratë gravide, një pjesë e të cilave janë në spitale, kanë ecur mirë si ecuri shëndetësore, por të gjitha të shtruarat kanë bërë lindje të parakohshme për shkak të gravitetit të COVID. Në grup mbizotërojnë personat e pavaksinuar por ka dhe një % të ulët më pak se 3 ose 4 % që janë të vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë që janë të shtruar”, shtoi Çomo.

Shefja e shërbimit infektiv për fëmijë Gjeorgjina Kuli tha se kemi numër të lartë të fëmijëve me COVID por numri i tyre në spitale s’ka ndryshuar.

“Që nga fillimi i historisë së pandemisë kemi numrin më të madh të fëmijëve me covid, reflektimi i kësaj situate në kushtet e hospitalizimit është i pakët. Numri i fëmijë në spital pak a shumë i njëjtë, aktualisht janë 10 fëmijë me komplikacione të pakëta”, u shpreh ajo.

Gjatë konferencës Komiteti Teknik bëri me dije se incidenca javore është rritur. Shkak për të këtë është qarkullimi i varianit të ri Omicron dhe grumbullimet, thanë ekspertët, ndërsa shtuan se rritja e rasteve është reflektuar edhe si pasojë e mos zbatimit të rregullave gjatë festave të fundvitit. Megjithatë Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon se niveli i masave mbrojtëse sot për sot është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend duke lënë në fuqi masat që janë tani. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!