Colella: Partizani im i fortë! Gara për titull? Tirana ka diçka më shumë

schedule14:38 - 19 Gusht, 2022

schedule 14:38 - 19 Gusht, 2022

Giovani Colella, trajneri i Partizanit, në prag të duelit kundër Egnatias ka dalë para mediave dhe ka deklaruar: “Egnatian e njohim mjaft mirë. Kemi dërguar njerëzit tanë për ta parë. Dhe si Egnatia do t’i përgatisim të gjitha ndeshjet në vijim.

“Da Silva dhe Mensah? Sigurisht që nuk do të kenë shumë minuta në këmbë, por gjendja e tyre është mjaft pozitive. Merkato? Do të afrohet edhe një mbrojtës qendre dhe nuk do të ketë tjetër”.

Gjendja? Kam gjetur një ekip jo me entuziazmin që duhet të ketë, por është një skuadër shumë e mirë. Nëse do të kishte moral të lartë, nuk do të isha këtu, do të vazhdonte trajneri i mëparshëm. Diçka mund të ndryshojmë nga dueli me Teutën. Deri të shtunën lojtarët nuk e dinë formacionin dhe përderisa nuk e dinë lojtarët, nuk preferoj ta zbuloj. Dua që të parët të jenë ata që do ta marrin vesh formacionin”.

“Nisjet pa fitore ndër vite? Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Por duhet t’ju kujtoj që në vitin që Partizani u shpall kampion humbi në ndeshjen e parë. Është e rëndësishme, por jo shumë e rëndësishme. Diçka që edhe mund të garantoj është që skuadra ime do të kërkojë të fitojë gjithmonë”.

“Rivalët? Mendoj që në këtë sezon kampionati shqiptar do të jetë më i ekuilibruar se në sezonet e kaluara. Ndoshta në letër Tirana mund të jetë diçka më shumë. Por mendoj që kampionati do të jetë shumë i ekuilibruar. Dhe ne jemi në garë njësojë si të tjerët dhe do ta provojmë deri në fund”. / abcnews.al