“Çohuni ju dilni jashtë”! Videoja e plotë, çfarë ndodhi mbrëmë mes Bashës dhe sportelistes në Qytetin Studenti

schedule14:29 - 5 Shkurt, 2020

schedule 14:29 - 5 Shkurt, 2020

Lulzim Basha shkoi mbrëmë për të takuar disa studentë në Qytetin Studenti, por prania e tij në njërën prej dhomave të konviktit ka shkaktuar mjaft debate.

Pak minuta pasi Basha kishte hyrë në dhomë duke folur me studentët aty ka ardhur sportelistja e konviktit duke i kërkuar llogari se përse kishte hyrë pa leje pasi sipas saj nuk lejohej të futej askush, qoftë edhe prindërit e studentëve.

Njëkohësisht kujdestarja i kërkoi llogari studentëve se përse e kishin futur Bashën në dhomë pa marrë leje paraprakisht.

Në debat e sipër, Basha i thotë që të mos ketë frikë pasi nuk do ta heqin nga puna “ata që i bëjnë presion” dhe se do të dilte për pesë minuta.

Pas këtij debati të filmuar, videon e të cilit e siguroi abcneës.al, Basha del nga dhoma dhe largohet por, kujdestarja ka shkuar për të bërë kallëzim për dhunë duke theksuar se është shtyrë dhe goditur nga badigardët e kryetarit të opozitës.

Pas kësaj ngjarjeje bashkia paditi Bashën, ndërsa kryeopozitari theksoi se askush nuk mund ta ndalonte që të takonte studentët.

Pjesë nga debati:

Sportelistja: Më falni! Më shumë respekt, por po më prishni shumë punë. Po më marrin të gjiuthë telefon.

Basha: Po përse poi të prishim punë?

Sportelistja: Nuk lejohet të futeni këtu. Ti (i drejtohet kameramanit) të lutëm mos filmo. Po bën shumë gabim që filmon.

Basha: Për pesë minuta do t’i marr në kafe do dal jashtë.

Sportelistja: Mirë, çohuni ju çuna dilni jashtë.

Basha: Për pesë minuta do dal jashtë. Mos bëj skandal. Qetësohu.

Sportelistja: Nuk po bëj skandal fare, po më prishni shumë punë.

Ndiqni videon e plotë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!