Cobbinah: Unë lodhem? Zhdukem për të bërë “bum”! Nuk e humbim derbin

schedule20:40 / 21/02/2020

Winful Cobbinah ishte protagonist në fitoren e Tiranës kundër Kukësit. Ganezi asistoi në golin që i dha pikët e plota bardhebluve, ndërkohë që pas ndeshjes ai foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Është sezoni i dytë këtu dhe jam përshtatur me ambientin, njerëzit dhe sistemin. Prandaj jam në një formë më të mirë. Jemi rikthyer bindshëm si skuadër dhe jo pa meritë e kryesojmë kampionatin”.

Në lidhje me zhdukjen e tij në momente të caktuara: “Ndonjëherë është plan loje, taktikë. Duhet të pushoj dhe më pas të bëjë “bum”. Zhdukja ime është për rikuperimin e energjive. Do më linit në lojë vetëm 70 minuta? Duhet të stërvitesh me ne ta kuptosh. Nuk është se lodhem, por duhet t’i përshtatemi lojës dhe të godasim kundërshtarin në momentin që duhet”.

“Të preferuarit në sulm? Të dy janë lojtarë të mirë. Muçi është i ri dhe i talentuar, Michael ka eksperiencë. E rëndësishme është që aftësitë e lojtarëve të shkojnë në dobi të skuadrës. Të dy bënë pjesën e tyre. Nuk mund të zgjedh unë me kë të luaj, jemi të gjithë një skuadër”.

“Derbi? I marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Fituam me Kukësin. Kam shumë besim te forca jonë, jemi në një formë të mirë. NUk mund të bëj deklarata të tilla që fitojmë apo shënoj, për vetë karakteristikat që ka një ndeshje derbi. Mund të themi që nuk humbim”, tha Cobbinah. /abcnews.al

schedule20:40 / 21/02/2020