Cobbinah lë Tiranën, zbulohet klubi i ri i ganezit

schedule08:56 - 12 Nëntor, 2020

schedule 08:56 - 12 Nëntor, 2020

Winnful Cobbinah është çdo ditë e më pranë largimit nga Tirana. Mediet ganeze së fundmi zbuluan se sulmuesi ka gjetur akordin pak ditë më parë dhe pritet të largohet nga Tirana, pa zbuluar emrin e ekipit të ri të 29-vjeçarit.

Së fundmi bëhet i ditur edhe destinacioni i ri i anësorit. “Alanba” nga Kuvajti bën me dije se klubi i Kazmës ka arritur marrëveshje me sulmuesin dhe pret t’i bashkohet në ditët në vijim. Ganezi ka luajtur edhe më parë në Lindjen e Mesme, kur ka qenë pjesë e arabëve të Najran.

 

Klubi i ri Cobbinah është mjaft i njohur në Kuvajt dhe aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionatin vendas me 9 pikë pas 6 ndeshjeve të para. Në të parin është Al-Qadsia, skuadra e Lorenc Trashit, i cili bashkë me Cobbinah do i japin Premier League të Kuvajtit aromë Superioreje.

Kontrata e Cobbinah me Tiranën përfundon në verën e ardhshme dhe bardheblutë nuk e lëshojnë me parametra zero një prej lojtarëve më të mirë të tyre. Flitet se kampionët në fuqi do të përfitojnë rreth 150 mijë euro nga ky transferim, ndërkohë Cobbinah pritet të firmosë kontratë ndjeshëm më të pasur se në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!