Cobbinah fajtor për falsifikim dokumentesh, dënohet nga Gjykata e Tiranës

schedule12:07 - 10 Nëntor, 2020

schedule 12:07 - 10 Nëntor, 2020

Winful Cobbinah, futbollisti kampion me Tiranën, ia ka hedhur me një dënim të lehtë pas akuzave për falsifikim dokumentacioni. Dënimin me burg, 4 muaj, Gjykata e Tiranës ia ka konvertuar me 100 ore punë në interes të publikut.

“Gjykata e Tiranës shpall fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” futbollistin e Tiranës Winful Cobbinah.

Ai u dënua me 4 muaj burg, por gjykata zëvendësoi burgun me dënimin alternativ me 100 orë punë në interes të publikut.  Cobbinah u akuzua për falsifikimin e lejes së tij të qëndrimit në Shqipëri”, raporton gazetarja e ABC, Glidona Daci.

Çështja e Cobbniah u bë publike, madje mori një vëmendje të madhe pasi presidenti Ilir Meta e pajisi me pasaportë shqiptare. Ganezi luan në Shqipëri me Tiranë prej më shumë se dy vitesh, ndërkohë që pati debate të shumta mbi procedurën e pajisjes me pasaportë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!