Artur Çobani, ish-futbollist i Lushnjës dhe president në klubin verdhejeshil, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. “Ky nuk do të jetë klasifikimi përfundimtar. Do të ketë shumë lëvizje”, thotë Çobani, duke komentuar renditjen aktuale të Kategorisë Superiore.
“Nuk jam dakord që Tirana do dominojë me Vllazninë. Nuk ka aq shumë diferenca. Nuk është aq absolute Tirana. Nuk e nisi mirë kampionatin, pastaj mori shumë fitore. Nuk mund të themi se është e pathyeshme. Vllaznia ka pasur problemet e veta. Tirana është në vështirësi psikologjikisht”.
“Shitja e një futbollisti, për klubet tona, është pozitive. Laçi ka shitur dhe ka gjendje të mirë financiare. Shitja e Kallakut është me leverdi. Sigurisht ka më shuam leverdi për futbollistin, pasi luan në kampionat më të fortë. Me paratë që merr klubi, i jepet mundësia të plotësojë skuadrën për sezonin pasardhës”. /abcnews.al