“Ço policinë se Luli mbaroi”, Gjata-Haxhiut: Në datën 8 ke marrë Ramën 6 herë në telefon

schedule23:31 - 11 Janar, 2022

schedule 23:31 - 11 Janar, 2022

Anëtari i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata dhe analisti Baton Haxhiu kanë debatuar sot gjatë emisionit “Opinion”.

Gjata gjatë debatit i ka thënë Haxhiut se ai në datën 8 Janar, gjatë protestës tek selia e PD, analisti kishte telefonuar 6 herë Ramën dhe i kishte thënë ‘ço policinë se mbaroi Lulzim Basha.

Baton Haxhiu: Po të kalkuloja politikisht dhe të isha një njeri që i jap urdhra policisë dhe të isha Kryeministër, ajo nuk do duhet të ndodhte. Do bëja ndryshe.

Blendi Fevziu: Nuk po të dëgjon Rama më duket.

Baton Haxhiu: Nuk i diskutoj fare këto gjëra, por nuk kam kompromis me asnjë njeri për këto gjëra.

Çlirim Gjata: E dëgjon, e dëgjon. Rama këtë jo e dëgjon, por i zbaton urdhrat.

Baton Haxhiu: Urdhrat e mia?

Çlirim Gjata: Po.

Baton Haxhiu: Çfarë të them unë pas kësaj?

Çlirim Gjata: E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën në datën 8  dhe i ke thënë ‘ço policinë se mbaroi Lul Basha’. Ky është lajm Fevzi që po ta jap. Po 6 herë e ke marrë Ramën, dhe i ke thënë ‘mbaroi Basha’. Por Rama kishte bërë skenarin, e la që u hap dera e parë e blinduar atëherë për tre sekonda ndërhyri.

Baton Haxhiu: Unë e kam marrë në telefon…

Çlirim Gjata: I kërkoi edhe kërkesën me shkrim për ta mbajt peng Lul Bashën.

Blendi Fevziu: E ke marrë vërtetë, apo s’e ke marrë?

Çlirim Gjata: Kjo është e vërteta.

Haxhiu: Me hy brenda meje dikush…. e pranoj!

Gjata: E di shumë mirë ti Baton!

Haxhiu: Mirë, e di shumë mirë,

Gjata: 6 herë e ke marr Edi Ramën në telefon, fut policinë se mbaroi Lul Basha, hyri Berisha, na mori në qafë të gjithëve.

Haxhiu: Nuk i intereson shikuesit kjo. Mbas emisionit flasim…/tvklan.al