Anëtari i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata dhe analisti Baton Haxhiu kanë debatuar sot gjatë emisionit “Opinion”.
Gjata gjatë debatit i ka thënë Haxhiut se ai në datën 8 Janar, gjatë protestës tek selia e PD, analisti kishte telefonuar 6 herë Ramën dhe i kishte thënë ‘ço policinë se mbaroi Lulzim Basha.
Baton Haxhiu: Po të kalkuloja politikisht dhe të isha një njeri që i jap urdhra policisë dhe të isha Kryeministër, ajo nuk do duhet të ndodhte. Do bëja ndryshe.
Blendi Fevziu: Nuk po të dëgjon Rama më duket.
Baton Haxhiu: Nuk i diskutoj fare këto gjëra, por nuk kam kompromis me asnjë njeri për këto gjëra.
Çlirim Gjata: E dëgjon, e dëgjon. Rama këtë jo e dëgjon, por i zbaton urdhrat.
Baton Haxhiu: Urdhrat e mia?
Çlirim Gjata: Po.
Baton Haxhiu: Çfarë të them unë pas kësaj?
Çlirim Gjata: E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën në datën 8 dhe i ke thënë ‘ço policinë se mbaroi Lul Basha’. Ky është lajm Fevzi që po ta jap. Po 6 herë e ke marrë Ramën, dhe i ke thënë ‘mbaroi Basha’. Por Rama kishte bërë skenarin, e la që u hap dera e parë e blinduar atëherë për tre sekonda ndërhyri.
Baton Haxhiu: Unë e kam marrë në telefon…
Çlirim Gjata: I kërkoi edhe kërkesën me shkrim për ta mbajt peng Lul Bashën.
Blendi Fevziu: E ke marrë vërtetë, apo s’e ke marrë?
Çlirim Gjata: Kjo është e vërteta.
Haxhiu: Me hy brenda meje dikush…. e pranoj!
Gjata: E di shumë mirë ti Baton!
Haxhiu: Mirë, e di shumë mirë,
Gjata: 6 herë e ke marr Edi Ramën në telefon, fut policinë se mbaroi Lul Basha, hyri Berisha, na mori në qafë të gjithëve.
Haxhiu: Nuk i intereson shikuesit kjo. Mbas emisionit flasim…/tvklan.al