Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

CNN: Rusia po e ndihmon Iranin me taktika të përparuara me dronët

schedule10:58 - 21 Mars, 2026

schedule 10:58 - 21 Mars, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin siguroi udhëheqjen e Iranit se Moska mbetet një “mik besnik dhe partner i besueshëm” gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Në një mesazh me rastin e Novruzit, Putin i uroi popullit iranian “forcë për të kapërcyer këto sprova serioze me dinjitet”, sipas Kremlinit.

CNN raporton se Rusia dyshohet se po e ndihmon Iranin me taktika më të përparuara të dronëve për sulme kundër shteteve amerikane dhe të Gjirit në Lindjen e Mesme.



Përveç kësaj, Moska dyshohet se po ofron informacione mbi pozicionet dhe lëvizjet e trupave, anijeve dhe avionëve amerikanë, duke përdorur, ndër të tjera të dhëna nga sistemet e mbikëqyrjes satelitore.

Rusia dhe Irani mbajnë një partneritet të ngushtë strategjik. Në të kaluarën, Teherani i ka furnizuar palës ruse me dronë Shahed në luftën në Ukrainë, ndërsa Rusia ka kontribuar gjithashtu në programin bërthamor civil të Iranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!