Çmimi “Nobel” për paqen i jepet kryeministrit të Etiopisë

schedule13:17 - 11 Tetor, 2019

schedule 13:17 - 11 Tetor, 2019

Kryeministri i Etiopisë Ahmed Ali ka marrë cmimin Nobel për paqe të këtij viti, për përpjekjet e tij në rivendosjen e paqes në very – lindje të Afrikës. Si dhe për vendimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet për kufirin me Eritrenë.

Komiteti norvegjez për Nobel 2019 i ka dhënë Nobel-in për paqe kryeministrit të Etiopisë Abi Ahmed Ali, autor i një marrëveshjeje historike për paqen me Eritrenë fqine pas më shumë se 30 vitesh konflikt.

Cmimi është një mirënjohje për të gjithë protagonistët që punojnë për paqen dhe pajtimin në Etiopi dhe në rajonet e Afrikës lindore dhe very-lindore.

Kur Ahmed u bë kryeministër në prill të 2018-ës, ai shprehu qartë dëshirën për rifillimin e bisedimeve për paqe me Eritrenë. Në bashkëpunim me homologun e tij nga Eritrea ai hartoi në mënyrë të shpejtë një marrëveshje paqeje për t’I dhënë fund ngërcit mes dy vendeve.

Në Etiopi, dhe pse ka ende shumë punë për të bërë, Ahmed ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme të cilat u japin shumë qytetarëve shpresën për një jetë më të mirë dhe një të ardhme të sigurtë.

Në 100 ditët e tij të para si kryeministër ai anuloi gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend duke i dhënë amnisti mijëra të burgosurve politikë; ndërpreu censurën mediatike dhe ligjëroi grupet e opozitës duke pezulluar nga postet liderë ushtarakë dhe civilë të akuzuar për korrupsion. Ai gjithashtu rriti në mënyrë domethënëse influencën e grave në jetën politike dhe të komunitetit. Por përforcoi dhe demokracinë duke organizuar zgjedhje të lira.

Janë të shumtë ata që mendojnë se këtë vit cmimi Nobel për paqe është dhënë shumë shpejt por komiteti norvegjez thekson se përpjekjet e kryeministrit të Etiopisë meritojnë mirënjihje dhe kanë nevojë për inkurajim.

Etiopia është vendi i dytë më i populluar i Afrikës dhe ekonomia më e madhe e Afrikës Lindore. Një Etiopi paqësore, e qëndrueshme dhe e suksesshme do të ketë shumë pasoja positive dhe do të kontribuojë në përforcimin e vëllazërisë mes kombeve dhe popujve të rajonit.

Ishin 301 kandidatët për cmimin Nobel këtë vit, 223 individë dhe 78 organizata, rregullorja parashikon se këta emra duhet të qëndrojnë secret për 50 vitet e ardhshme./ABC News Albania 24/7