Çmimi “Lojtari i muajit”, Premier League prezanton nominimet për “më të mirin” e shtatorit

schedule12:56 - 5 Tetor, 2023

schedule 12:56 - 5 Tetor, 2023

Me përfundimin e muajit shtator, Premier League ka publikuar këtë të enjte, nominimet për çmimin prestigjioz individual të “lojtarit të muajit”, ku përveç emrave të mëdhenj ka gjithashtu dhe supriza.

Kështu, pretendentët kryesorë për trifumin e këtij çmimi janë “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah, “fantazisti” koreano-jugor, Heung-min Son, si dhe “magjistari” i Manchester City, Julian Alvarez, me të tre të lartpërmendurit që kanë qenë protagonist në fitoret e skuadrave të tyre.

Ndërkaq, lista plotësohet nga anglezi Jarred Bowen i West Ham, “luzitani” Pedro Neto i Wolherhampton, anëosri i mbrojtjes së Newcastle Kieran Trippier dhe “bomberi” anglez Ollie Watkins i Aston Villa.

Shtatë lojtarët e nominuar për çmimin:

Julian Alvarez (Manchester City) – 2 gola dhe 2 asistime, 3 fitore dhe 1 humbje në 4 ndeshje.

Jerrod Bowen (West Ham) – 3 gola, 2 fitore dhe 2 humbje në 4 ndeshje.

Pedro Neto (Wolverhampton) – 1 gol dhe 3 asistime, 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje në 4 ndeshje.

Mohamed Salah (Liverpool) – 2 gola dhe 2 asistime, 3 fitore dhe 1 humbje në 4 ndeshje.

Son Heung-min (Tottenham) – 6 gola, 3 fitore dhe një barazim në 4 ndeshje.

Kieran Trippier (Newcastle) – 4 asistime, 3 fitore dhe 1 humbje në 4 ndeshje.

Ollie Ëatkins (Aston Villa) – 4 gola dhe një asistim, 3 fitore dhe 1 humbje në 4 ndeshje. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!