Çmimi i vajit të ullirit në BE u rrit me 50 për qind në një vit

schedule08:21 - 28 Shkurt, 2024

schedule 08:21 - 28 Shkurt, 2024

Çmimi i vajit të ullirit në Bashkimin Evropian u rrit me 50 për qind në janar në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Eurostat në faqen e tij të internetit.

Vaji i ullirit në Bashkimin Evropian u rrit ndjeshëm në gjysmën e dytë të 2023, dhe çmimet në gusht 2023 ishin 37 për qind më të larta krahasuar me të njëjtin muaj në 2022.

Tendenca e rritjes së çmimeve vazhdoi në shtator 2023 me një rritje nga viti në vit të çmimeve të vajit të ullirit prej 44 për qind, si dhe 50 për qind në tetor, 51 për qind në nëntor dhe 47 për qind në dhjetor.

Në janar të këtij viti, rritje vjetore e çmimit të vajit të ullirit u shënua në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më e theksuar ishte në Portugali, 69 për qind, Greqi 67 për qind dhe Spanjë 63 për qind.

Çmimet e vajit të ullirit u rritën më së paku në Rumani, me 13 për qind nga viti në vit, në Irlandë me 16 për qind dhe në Holandë me 18 për qind./abcnews.al