Çmimet rekord, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit, Sejko: Ekonomia në rrezik nga inflacioni

schedule16:32 - 3 Gusht, 2022

schedule 16:32 - 3 Gusht, 2022

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pasditen e sotme bëri me dije se Banka e Shqipërisë ka rritur me 0.5% normën e interesat, duke çuar në 1.75%. Kjo është hera e tretë brenda 4 muajsh që Banka rrit normës, si masë për të frenuar çmimet e larta, që pritet të kulmojnë në këtë periudhë të mbetur të vitit.

Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës, Sejko tha se Nivelet e larta të inflacionit janë rreziku kryesor për ekonominë e vendit.

Sejko: Çmimet në tregjet botërore po rriten prej luftës në Ukrainë, bankat kanë rritur normat e interesit dhe pasiguria mbetet e lartë. Inflacioni do të kulmojë këtë 6 mujor të dytë. Ne do të normalizojmë politikën monetare, për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Inflacioni do kthehet në objektiv në vitin 2024, por projeksionet janë në përditësim në varësi të situatës. Nivelet e larta të inflacionit janë rreziku kryesor për ekonominë e vendit. Rritja ekonomike do mbetet pozitive në afatmesëm. Stabilizimi i çmimeve në tregun e huaj, do ulë presionin ndaj inflacionit në vend. Inflacioni parashikohet të kthehet në 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit nga niveli i 1.25% në 1.75%. Të rrisë me 0.5% normën e interesit të depozitës njëditore.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi më 6 korrik të rritte me 0.25 % normën bazë të interesit duke e çuar në 1.25%.

Ky është vendimi i tretë pas marsit, ku norma bazë u rrit nga 0.5 në 1%. Në mars u shënua dhe kthesa e parë e politikës monetare nga kahu lehtësues, tendencë që kishte nisur që nga marsi i vitit 2011, në atë shtrëngues.

/Abcnews.al/