Akademia suedeze e çmimeve Nobel për Letërsinë nderoi këtë vit 2 shkrimtarë. Për vitin 2018, çmimi shkoi për shkrimtaren polake Olga Tokarczuk, ndërsa për 2019 u vlerësua shkrimtari austriak Peter Handke, i njohur si ithtar i Sllobodan Millosheviçit. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, e cilësoi çmimin ndaj Handke, të turpshëm.
Akademia suedeze e çmimeve Nobel për letërsinë nderoi këtë vit dy shkrimtarë për vitin 2018 çmimi i shkoi për shkrimtaren polake Olga Tokarczuk ndërsa vitin 2019 shkrimtari austriak Peter Handke. Fituesit shpërblehen edhe me nga një çek 900 mijë eurosh.
Ethet e çmimeve Nobel për letërsinë nga akademia suedeze përfunduan mesditën e së enjtes. Juria e specializuar kurorëzoi dy fitues për çmimin “Nobel” në letërsi.
Për vitin 2018, ky çmim iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk ndër shkrimtaret me influencë vitet e fundit në Poloni. Është nderuar me një sërë çmimesh letrare përfshirë edhe çmimin 2018 Man Booker International për romanin e saj Fluturimet. Librat e saj janë përkthyer në mbi 20 gjuhë të botës.
Ndërsa Nobeli i vitit 2019 shkoi për një prej shkrimtarëve më të njohur në botë, shkrimtarin austriak Peter Handke. Motivacioni për një zgjuarsi gjuhësore, e cila e ka ndihmuar për të eksploruar qenien njerëzore.
Ai është gjithashtu i njohur për tekstet e shkruara për kinemanë edhe teatrin. Fituesit krahas medaljes së arit që ka një vlerë monetare shpërblehen edhe me nga një çek 900 mijë eurosh. /abcnews.al