Çmimet e arit dhe argjendit u rritën sot, duke përfituar nga pasiguria politike në rritje pas sulmit amerikan në Venezuelën e pasur me naftë.
Çmimi i gramit të arit u rrit me më shumë se 2%, duke e vënë atë në rrugën e fitimeve për ditën e dytë tregtare të vitit 2026.
Ari ishte një nga asetet më të kërkuar vitin e kaluar, me çmimin që u rrit 65%, duke shënuar rritjen më të fortë vjetore që nga viti 1979.
Në fund të vitit 2025, ai ra në 4,275 dollarë pas arritjes së një rekordi të lartë prej pak më pak se 4,550 dollarë më 26 dhjetor.
Argjendi shënoi një fitim vjetor edhe më të madh, thuajse 150%, por ka patur luhatje të forta javët e fundit.
Pas arritjes së një rekordi të lartë prej pak mbi 84 dollarë më 29 dhjetor, ai ra përkohësisht në 70 dollarë para se të rritej përsëri me gati 4% sot duke arritur 75,5 dollarë.
Metalet e çmuara, veçanërisht ari, konsiderohen nga shumë investitorë si asete strehë e sigurt, ku mund të zhvendosin paratë e tyre në kohë pasigurie politike.


