“Çmenduri, nuk kam parë lojtar si Messi! Në të ardhmen do të luajë këtu”

schedule13:20 - 29 Maj, 2020

schedule 13:20 - 29 Maj, 2020

Leo Messi feston 33-vjetorin e lindjes në 24 qershor dhe karriera e yllit argjentinas po shkon drejt fundit. Një lojtar me cilësinë e kapitenit të Barcelonës, mund të luajë edhe shumë vite, por jo më në fazën sulmuese.

Domenech Torrent e njeh mirë dhe ish-ndihmësi i Pep Guardiolës bën një parashikim në prononcimin e dhënë për Ole. “Nuk ka dyshime që Messi është futbollisti më i mirë në botë. Për mua është i paimitueshëm, nuk kam parë kurrë diçka të ngjashme me atë që ka bërë ai në karrierë.

Luan prej 15 vitesh në nivele të larta, kjo është çmenduri. Ia del të jetë më i miri edhe kur nuk është në formë. Jam i sigurt që do të luajë edhe për shumë vite të tjera, sepse është shumë inteligjent. Shoh që shumë herë zbret në mbrojtje dhe mesfushë për të marrë topin.

Brenda pak vitesh, ai mund ta gjejë veten duke mbuluar pozicionin që mbante Xavi. Leo nuk e humbet kurrë topin, e pason dhe dhuron asiste. Nëse e mban veten në formë, kur të humbasë shpejtësinë do të fillojë të luajë në mesfushë“, përfundon Domenech Torrent. /abcnews.al