“Çmendet” trafiku në Laç

schedule14:17 - 1 Maj, 2018

schedule 14:17 - 1 Maj, 2018

Një trafik i çmendur ka qenë këtë të martë në qytetin e Laçit. Për shkak të së martës së pelegrinazhit në Kishen e Shna Ndout, fluksi i makinave bllokoi të gjitha rrugët dhe vargu shkoi disa kilometra.

Duhet të ketë vite, që banorët e Laçit të shohin një pamje të tillë. Është një nga të martat e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout dhe qyteti është në kaos. Të gjithë rrugët janë bllokuar.

Vargu i makinave, siç shikoni dhe nga pamjet, ka shkuar disa kilometra. Fluksi nga superstrada në qytet drejt vendit të shenjtë, nisi që në orët e para të mëngjesit.

Policët më kot u lodhën për të normalizuar situatën. Në disa pjesë të rrugës pati bllokime të forta. Kjo është një nga të martat, ku mijëra njerëz udhëtojnë drejt Kishës së Laçit me shpresën se do t’u ecë mirë./abcnews.al