Çmendet moti në Greqi, breshëri sa një vezë, gruaja lëndohet në krahë

schedule09:50 - 29 Qershor, 2022

schedule 09:50 - 29 Qershor, 2022

Breshër me përmasat e një veze ka rënë mbrëmjen e së martës (28 qershor) në Kastoria, Greqi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e parkuara, por edhe në të mbjellat e banorëve të zonës.

Ndër të tjera mediet lokale raportojnë se nga breshëri ka mbetur e lënduar një grua,

Gruaja është lënduar në shpatull.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Lombardi, Itali.

Në zonën e Vareses kokrrat e breshërit ishin në madhësinë e kajsive dhe goditën rrugët e shtëpitë.

Mediet italiane shkruajnë se ishte e nevojshme ndërhyrja e borëpastrueseve./abcnews.al/