Çlirim i madh për skuadrën e Bundesligës, kontrollet e dyta dalin negative

schedule12:57 - 4 Maj, 2020

schedule 12:57 - 4 Maj, 2020

Koln dha një lajm negativ për tifozët në datë 1 maj. Klubi i Bundesligës njoftoi se tre pjesëtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus (duke mos treguar nëse janë futbollistë apo pjesëtarë të stafit) dhe kanë nisur karantinën dyjavore.

Sot janë kryer kontrollet e radhës në klubin gjerman dhe lajmet janë pozitive. Të gjithë rastet kanë dalë negativ me COVID-19. Skuadra e Markus Gisdol mund të vazhdojë pa probleme stërvitjen në grupe të vogla lojtarësh.

Tre personat e prekur ditën e premte, rezultojnë të jenë dy futbollistë dhe një fizioterapist. Ata do të qëndrojnë 14 ditë të izoluar, teksa për fat nuk ia kanë dalë të infektojnë pjesën tjetër të skuadrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!