Claudio Marchisio e mbyll me futbollin,  nesër rrëfehet

schedule10:13 - 2 Tetor, 2019

schedule 10:13 - 2 Tetor, 2019

Claudio Marchisio është ndalur. Ofertat nga Kina, Brazili, apo edhe ftesa e Gerrard te Rangers nuk e kanë bindur mesfushorin të vazhdojë me futbollin e luajtur. Është vetëm 33 vjeç, por mendon ta mbyllë këtu. Sigurisht edhe i kushtëzuar nga problemet fizike. Në shkurt të këtij viti luajti ndeshjen e fundit, me fanellën e Zenit në Turqi kundër Fenerbahce.

Tashmë do të mendojë për atë që do të bëjë jashtë fushave të blerta dhe ka dëshirë të rrëfehet. Ai ka njoftuar që nesër, prej orës 15:00, do të dalë para mediave në një konferencë për shtyp. Mbylljen do e bëjë në “Allianz Stadium” të Juventusit.

Është shtëpia e tij. Ka qenë pjesë e bardhezinjve për më shumë se 20 vite, duke luajtur që me moshat. Shtatë tituj kampionë të ngritur dhe tanimë do të tregojë shumë gjëra. Nesër është dita e Marchisio-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!