Është hedhur sot nga UEFA shorti i raundit të tretë të Conference Leage, ku janë pjesëmarrëse disa klube shqiptare, që në pak ditë luajnë ndeshjet e raundit të dytë.
Teuta nëse fiton me Inter Club D’Escalades do i duhet të ndeshet me irlandezët Shamrock Rovers. Ndërkohë, Shkëndija do duhet të përballet me Rigan fillimisht dhe më pas do ketë të bëjë me një mes Hibernian dhe Folgore.
Kampionia e Kosovës, Prishtina nëse kalon raundin e dytë ndaj Connah’s Nomads do duhet të mposhtë një mes Valur dhe FK Bodo. Nëse Shkupi fiton me Santa Clara, do ndeshet me sllovenët e Olimpija Ljubjana ose Birkirkara nga Malta.
Ndërkohë, Partizani, që sfidon Baselin në raundin e dytë, nëse kalon këtë sfidë me sukses, do ketë përballe fituesin e duelit mes hungarezëve të Ujpjest dhe Vaduz nga Lihtenshtejni. Drita, e cila e ka shumë të vështirë duelin e raundit të dytë me Feyenord, nëse bën mrekullinë, do ketë përballë zviceranët e Luzern.
Vllaznia, e cila luan gjithçka ndaj AEL Limassol në harkun e pak ditëve, do duhet të ndeshet me fituesin e çiftit Qarabag-Ashdod. I fundit e mësoi kundërshtarin e ardhshëm Laçi, që në rast se fiton me rumunët e Craiova, do duhet të kalojë një pengesë të madhe siç janë belgët e Anderlecht. /abcnews.al