‘Ç’ka Zvicra më shumë se ne, përveç tangërllikut dhe faturave në stratosferë”, Rama takim me biznesmenët në Malësinë e Madhe

schedule14:30 - 30 Prill, 2023

schedule 14:30 - 30 Prill, 2023

Kryeministri Edi Rama ka bërë një takim me përfaqësues të bizneseve në Malësinë e Madhe. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Zvicra nuk ka asgjë më shumë se alpet e Shqipërisë, përveç tangërllikut dhe faktit që fatura mund të të shkoj në stratosferë.

Sakaq, Rama ka marrë shembull disa biznese në Malësinë e Madhe, të cilat sipas tij, kanë shumë turistë dhe një herë që kryeministri ka shkuar nuk ka gjetur vend

“Unë nuk e di se çfarë ka në Zvicër më shumë se aty, përveç tangërllikut dhe faktit që fatura mund të të shkoj në stratosferë. Kështu që unë në Zvicër nuk kam vajt për të kaluar ndonjë ditë në ato alpet e Zvicrës, por te Buni i Bajraktarit unë e gjeta të njëjtën atmosferë që kam parë në Davos të Zvicrës kur kemi vajtur për takimin e madh atje dhe është një tjetër këtu, Shkodra Lake, që me thënë të drejtën nuk kam gjetur vend. Nuk kam dashur të fus Tonin mik, dhe as kam ndërhyrë dhe nuk gjeta vend. Është një parqet më të bukura në Europë. Fakti që nuk ka vende do të thotë që ka shumë kërkesa. Aty mund të krijohet një zonë që mund të vijnë shumë njerëz, parqe me ski, që ne do t’i realizojmë”, u shpreh ai.

Më tej, Rama theksoi se do të ngrenë një takstforcë të veçantë për të regjistruar në kohë record të gjitha pronat që janë gati në dosje.

“Këtu kemi nevojë të ngremë një takstforcë të veçantë për të regjistruar në kohë rekord të gjitha pronat që janë në dosje gati, se ka dhe aty ku ka sherr. Por duan kohë gjërat dhe kjo nuk bëhet se do t’i sot. Duan kohë. Edhe para ditësh të projektit, këtu është blerë toka dhe duhet rregjistrimi. Pronarët janë në rregull, por nuk janë regjistruar”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!