Manchester City është shumë aktiv në merkato. Pasi arritën akordin me Tottenham për Harry Kane, për të cilin do të shpenzohen rreth 185 milion euro, kampionët e Anglisë janë shumë afër goditjes së radhës në merkato.
Sulmi i ekipit të Pep Guardiolës do të përforcohet me Jack Grealish e Aston Villa. Mediet angleze raportojnë se “Cityzens” kanë siguruar marrëveshjen me agjentin e kapitenit të ekipit nga Birmingemi, i cili aktivizohet në krahun e majtë të sulmit.
Drejtuesit e City kanë gati një ofertë prej 90 milion eurosh për lojtarin e kombëtares angleze (12 ndeshje me Tre Luanët), një ndër më të mirët në Premier League në dy sezonet e fundit. /abcnews.al