City pranë firmës me talentin kroat, “qytetarët” gati 90 milionë euro për Gvardiol

schedule16:36 - 25 Qershor, 2023

schedule 16:36 - 25 Qershor, 2023

Pas raportimeve të mëhershme se “qytetarët” e Manchester City janë shumë afër nënshkrimit me qendërmbrojtësin kroat të gjermanëve të Leipzig, Josko Gvardiol, tashmë raportohet se është arritur një marrëveshje verbale me lojtarin.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, klubet tashmë janë afër një marrëveshjeje me kampionët e Premier League, që kanë ofruar 90 milionë euro plus bonuse, ndërsa “demat” gjermanë kërkojnë 100 milionë, por negociatat janë në zhvillim e sipër e gjithçka mund të mbyllet në ditët në vijim.

Mirëpo, gjermanët e Leipzig nuk po mendojnë vetëm për shitjen e Gvardiol, por edhe për zëvendësuesin e tij, teksa duket te kenë gjetur te skuadra e Lyon në Ligue, me 21-vjeçarin e talentuar francez, Castello Lukeba, që është në radarët gjermanë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!