Julian Nagelsmann, apo Maurizio Pochettino? Te Manchester City mund ta kenë këtë dilemë verën e ardhshme, pasi trajneri Pep Guardiola dëshiron të provojë një eksperiencë të re.
Kontrata me “Qytetarët” i përfundon dhe deri më tani bisedimet për rinovimin nuk po shkojnë sipas planeve. The Sun raporton se City ka një plan për ta bindur trajnerin spanjoll.
Me transferimin e Lionel Messit që në janar ata mendojnë se Pep do të bindet dhe do të rinovojë me klubin anglez. Barcelona nga ana tjetër është në një moment jo të mirë në aspektin financiar.
Besohet se një marrëveshje mund të arrihet për shumën e 50 milion sterlinave (56 milion euro), por mbetet për t’u parë. Drejtuesit aktualë të katalanasve nuk do e kishin të lehtë të merrnin një vendim për shitjen e Messit.
Me largimin e Josep Maria Bartomeu tifozët e Barcelonës presin që argjentinasi të rinovojë kontratën dhe ta mbyllë karrierën aty. Ndoshta pse jo edhe Pep të ribashkohet me Messin, në Katalonjë. /abcnews.al