Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City nuk dorëzohet për Harry Kane, miliona dhe një goleador për Tottenham

schedule13:58 - 30 Maj, 2021

schedule 13:58 - 30 Maj, 2021

Harry Kane kërkon largimin, ndërsa Tottenham nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij dhe shpreson që të qëndrojë edhe një tjetër sezon në Londër.

Kapiteni dhe goleadori i Spurs, shprehu publikisht disa ditë më parë dëshirën për të provuar një aventurë të re në karrierë, me synimin për të fituar trofe.

 

Kane dhe Gabriel Jesus

Manchester City është një nga klubet e interesuara për 27-vjeçarin. Kampionët e Anglisë janë gati të heqin dorë nga Gabriel Jesus, i cili pëlqehet nga Tottenham.

“Cityzens” duan të përfshijnë sulmuesin brazilian në operacionin që do sillte kalimin e Kane nën urdhrat e Guardiolës, me Tottenham që do siguronte Gabriel Jesus dhe shumë miliona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!