Sergio Aguero është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester City. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë deri në vitin 2021 me ekipin anglez, teksa mosha 31-vjeçare nuk i premton shumë sezone në nivele të larta.
“Cityzens” janë gati të plotësojnë dëshirën e “El Kun” për t’u larguar dhe nuk kanë ndërmend ta pengojnë. The Sun raporton se bomberi mund t’i japë fund aventurës me ekipin e Guardiolës në verë, teksa mund të vijojë karrierën në SHBA.
Inter Miami është gati t’i dhurojë një kontratë afatgjatë dhe shumë të mirë në aspektin financiar, opsion që e tundon shumë Sergio Agueron, edhe pse ndonjë ofertë e ndonjë klubi të madh europian mund të merret në konsideratë. /abcnews.al