City merkato te Barcelona, Pep Guardiola dëshiron lojtarin francez

schedule17:37 - 27 Korrik, 2021

schedule 17:37 - 27 Korrik, 2021

Një qendërmbrojtës është një nga kërkesat e Pep Guardiolës në lidhje me merkaton. Një lojtar që pëlqehet nga trajneri i Manchester City është Samuel Umtiti.

Francezi nuk bën pjesën në planet e Roland Koeman dhe Barcelona e ka nxjerrë në merkato. Marca shkruan se kampionët e Anglisë po mendon të bëjë një ofertë zyrtare për 27-vjeçarin.

Umtiti ka pësuar dëmtime të shumta në dy sezonet e fundit. Lojtari defensiv po e merr veten nga problemet në gju dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim tek ekipi i Guardiolës. /abcnews.al