Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“City me kujtoi një ndeshje të Mayweather”, Neville “tallet” me Arsenal

schedule17:36 - 22 Shkurt, 2021

schedule 17:36 - 22 Shkurt, 2021

Manchester City dje korri fitoren e 18 radhazi. Skuadra e Pep Guardiolës mundi Arsenalin falë një goli të Raheem Sterling në minutën e 2-të. Gary Neville një nga analistët më në zë në Angli dhe ish-mbrojtës i Anglisë e United, komentoi këtë ndeshje pas fundit të saj.

Ai shprehet se City dje i kujtoi boksierin e pamposhtur, Floyd Mayweather. Amerikani është një nga boksierët më të mirë në histori në peshat e mesme dhe nuk është mposhtur kurrë në karrierën e tij, ku numëron 50 fitore, 27 prej tyre me KO.

Neville e krahason sjelljen e Cityt në fushë me mënyrën sesi Mayweather sillej në ring. Pra e “shkundte” mirë në fillim të ndeshjes dhe më pas e mbante larg gjatë gjithë saj. City këtë e bëri më së miri mbrëmë sepse Arsenal e goditi portën vetëm një herë.

 

“Manchester City dje më kujtoi një ndeshje të Floyd Mayweather. Ai fitoi pastër tre raundet e para dhe më pas e mbajti atë larg, ngjitur me litarët në raundet pasardhëse. Të njëjtën metodikë vuri në praktikë City pas golit të shënuar nga Sterling”, u shpreh Neville. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!