E qartë që ishin shend e verë pas atyre 90 minutave. Fede Valverde mori topin e ndeshjes pasi shënoi 3 gola, dhe Reali likujtoi 3-0 Mançester Sitin në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Champions, ndërsa këtë të martë luhet dueli i kthimit.
Ish-kampionët e Anglisë e të Europës ndoshta nuk e prisnin një nokaut të tillë përballë madrilenëve që ishin pa yjet Mbape e Belingham, ndërsa do të duhet për forcë zakoni të besojnë tek mrekullia.
Reali erdhi në Angli me qetësinë më të madhe, si 15 herë fitues I Championsit, si ekipi me emrin më të madh në botë, dhe me lajme shumë të mira për tifozët. Trajneri Alvaro Arbeloa ka në dispozicion pikërisht Mbapenë dhe Belinghamin, po ashtu të riun Karreras, ndonëse nuk dihet nëse ata do të jenë titullarë.
“Merengesit” realizuan seancën tradicionale, të fundit, përpara përballjes në fushën e stadiumit “Etihad” e duken gati për një tjetër betejë europiane. Arbeloa theksoi në konferencën për shtyp se nuk e sheh veten të kualifikuar dhe se rivali I tij, Pep Guardiola, gjithmonë krijon ndonjë të papritur.
A beson vërtet Mançester Siti?
Ndaj Realit, më shumë shanse do të kishte një Liverpul, një Bajern apo ekipe të shquar të dikurshëm si Milani, Kaizerslauterni apo Hamburgu që ia kanë dalë. Trajneri i “qytetarëve”, Guardiola, deklaroi para gazetarëve se “ata që nuk besojnë më mirë të rrinë në shtëpi”.
Tekniku katalanas I la pushim lojtarët e tij këtë të hënë, pas ndeshjes në Premier të shtunën, sfidës në Champions të mërkurën e kaluar dhe seancës së të dielës.
Siti nuk ka mbrojtësin kroat, Gvardiol si dhe anglezin Riko Ljuis. Parashikimi është për një fitore të anglezëve, por për një kualifikim të Realit./abcnews.al


