Pas daljes së Liverpool nga “gara” për blerjen e kartonit të Jude Bellingham, tashmë “kokë më kokë” kanë mbetur “galaktikët” e Real Madrid dhe “qytetarët” e Manchester City, ekipe këto që kërkojnë më ngul afrimin e 19-vjeçarit.
Sipas mediave angleze, Pep Guardiola e do me çdo kusht të ardhmen e mesfushës së “3 luanëve” në “Etihad” dhe pritet që Manchester City të paraqesë një ofertë “faraonike” më shumë se 110 milionë euro që “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kërkojnë, duke i hapur kështu “luftë”, madrilenëve të Florentino Perez për transferimin e anglezit.
Mirëpo, përveç këtyre 2 ekipeve Bellingham kërkohet edhe nga PSG, Manchester United e Chelsea, mirëpo “fair-play” financiar i nxjerr pak a shumë nga gara këto ekipe dhe tashmë pritet vetëm afrimi i merkatos së verës për të mësuar më shumë për të ardhmen e Bellingham. /i.m /abcnews.al