Dramë edhe në javën e fundit. Premier League jo më kot është kampionati më i bukur në botë dhe rezultatet e sotme e tregojnë më së miri. Manchester City, edhe pse e kishte siguruar titullin, nuk e uli një marsh.
Qytetarët mposhtën Evertonin me rezultatin 5-0 dhe De Bruyne dhe Gabriel Jesus shënuan që në fillim, për t’i lënë radhë talentit Phil Foden. Në fund duhej nderuar një legjendë e këtij klubi, Sergio Aguero, i cili e mbylli aventurën me City me dy gola të shënuar.
Liverpool ia doli të kualifikohej në Champions League, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Crystal Palace me dy gola të realizuar nga Sadio Mane. Salah nuk shënoi dot dhe “Këpuca e Artë” shkoi për Harry Kane, i cili shënoi një gol sot në fitoren 2-4 të Tottenham kundër Leicester.
3 – Harry Kane has won the Premier League Golden Boot for a third season (also 2015-16 & 2016-17), becoming only the third player to win the award as many as three times, after Thierry Henry (4) and Alan Shearer (3). Magic. pic.twitter.com/McsAaFLjQJ
— OptaJoe (@OptaJoe) May 23, 2021
Këta të fundit mbeten jashtë Champions League, kurse “Spurs”-at do të luajnë në Conference League. “Dhelprat” ishin pranë kualifikimit, pas me dy golat e Vardy me penallti ishin në epërsi 2-1, kurse në krahun tjetër Chelsea po humbiste me Aston Villa.
Gjithsesi Tottenham ua prishi planet. Shmeichel shënoi autogol, kurse më pas Gareth Bale realizoi dy herë në portën e Leicester. Chelsea, edhe me humbjen 1-2 siguroi një vend në Champions League. Në Europa League shkon edhe West Ham, që fitoi 3-0 me Southampton, kurse triumfi 2-0 i Arsenalit kundër Brigton nuk pati ndonjë vlerë. /abcnews.al